Vazhdon protesta e banorëve të 5 Majit, Laprakës dhe Paskuqanit në disa institucione të rëndësishme në kryeqytet.
Pasi protestuan para Kuvendit, qytetarët u zhvendosën te ambasada amerikane, dhe pranë zyrës së BE-së në Tiranë.
Në protestë mbanin dhe pankarta: Edi Rama na shkel me këmbë.
Disa nga thirrjet e banorëve drejtuar ambasadores Kim:
-Ambasadorja Kim të ndikojë në qeveritarëve. Po kërkojmë të na njihet prona me ligj që nesër kur të vijnë fadromat të marrim atë që na takon.
Të trajtohemi sic i trajton shteti juaj amerikanët. Të respektohet ligji, nuk duam të themi o sa mir me qen shqiptar. Vër dorën në zemër dhe shiko çfarë po ndodh me ne.
-Je shumë aktive dhe mirë bën që je aktive, por aktivizohu pak dhe për ne, të lutem. Të kemi dëgjuar që ke folur për peshkun e madh, ku është peshku i madh?


