Banorët e Ngraçies, protestë për transportin e nxënësve

Mos i humb

16 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e nëntë ne fshatin Ngraçie detyrohen të udhëtojnë rreth 7 km me shpenzimet e tyre për te vajtur ne shkolle në fshatin Visokë-Mallakastër.

Shkolla 9-vjeçare ku ata mësonin është mbyllur së bashku me 6 shkolla të tjera me numër të vogël nxënësish në Bashkinë e Mallakastër. Prindërit e 16 nxënësve thonë se DAR Mallakstër nuk paguan tarifën e transportit duke i detyruar vet ata apo edhe mësues të shkollës që është mbyllur të paguajnë për këta fëmijë. Sipas prindërve, nxënësit kanë munguar në mënyrë të vazhdueshme në procesin mësimor për shkak të mungesës së transportit.

Drejtuesja e DAR Mallakastër Fiqirete Malaj, thotë se fondi i Ministrisë së Arsimit dhënë për transferimin e këtyre nxënësve është i vogël prandaj është kërkuar ndihma e Bashkisë së Mallakastrës për të akorduar një fond shtesë.

Me anë të një vendimi të këshillit Bashkiak tarifa shtesë e dhënë nga Bashkia e Mallakastrës është 700 lrkë duke e çuar tarifën në total për një nxënës 1150 lekë. Sipas nënkryetarit të bashkisë Mallakastër, kjo nuk është një zgjidhje përfundimtare.

Prindërit e 16 nxënësve të fshatit Ngraçie ankohen se deri tani nuk ka asnjë zgjidhje për këtë situatë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit