Mbrojtja në punë vazhdon të jetë pikë e dobët në Kosovë

Mos i humb

Numri i vogël i inspektorëve dhe mos zbatimi i kontratave kolektive janë shfaqur si shqetësime në tryezën e organizuar në kuadrin e platformës ‘Kosova që duam’ në fushën “Punë dhe jetë të dinjitetshme”, KLGI dhe Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES) me temën “Mekanizmat Institucional për mbrojtjen e punëtoreve”.

Besnik Muçaj nga KLGI tha se mungesa e një standardizimi të inspektoratit pengon edhe bizneset. Sipas tij shteti nuk i ka përdorur të gjitha mekanizmat e vet për zbatimin e kontratave.

“Ne kemi 30 lloje inspektoratesh, dhe mungesa e një standardi të inspektoratit pengon edh bizneset. Një strukturim dhe dakordim i përbashkët i shërben një procesi më dinamik i një kontrolli të përhershëm. Në anën tjetër shteti nuk i ka eksploru të gjithë mekanizmat e vet për zbatimin e kontratave. Kemi numër të madh të shërbimeve që kërkohen nga institucionet. Kamerierët që punojnë nëpër institucione është jashtë logjikës të mos kenë kontrata. Është momenti i fundit që me procesin e reformës së inspektorateve të vendoset rregulli dhe të ulet informaliteti në shoqëri”, tha ai.

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli tha se janë duke punuar si Ministri në krijimin e një legjislacioni që ofron siguri dhe shëndet në punë.

Sipas tij numri i lëndimeve dhe vdekjeve në punë kohëve të fundit është shtuar, dhe që sektori i ndërtimtarisë vazhdon të mbetet sektori më i rrezikshëm për punë.

Sipas Dukollit edhe numri i vogël i inspektorëve e ka bërë më të vështirë inspektimin e vendeve të punës, raporton kosova press. Avni Ajdini nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës tha se për këto tema duhet të diskutohet me punëtorë në vende të punës dhe se të gjitha institucionet duhet të punojnë të ulin nivelin e pasigurisë në vendet e punës.

” Vetëm këtë vit kanë ndodhur 20 raste vdekjesh në vendin e punës. Numri më i madh i tyre është në ndërtimtari. Këto tryeza janë të mirë, por duhet të shkojmë edhe në vendin e punës, sepse kështu rritet edhe vetëdija dhe është preventiva më e mirë. Çdo ditë po na ndodhin rastet. Ndodhin rastet gjithkund në botë, por jo si në Kosovë që për dy dërrasa e humbë jetën punëtori. Këto nuk falen. Ne duhet me çdo kusht të punojmë që ta ulim këtë dukuri negative. Marrëveshje kolektive është me Kushtetutë që të zbatohet”, tha Ajdini./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit