Bardhi i kujton Sulës “dosjen IM”: Autoriteti u keqpërdor politikisht

Mos i humb

Në Komisionin e Ligjeve, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, hodhi dyshime për përdorimin politik te Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e Ish Sigurimit.

Bardhi, tha se ky institucion është vetë ofruar për tu keqpërdorur politikisht për dosje të veçanta, e si shembull ai solli debatin mi dosjen “IM”.

“Një nga arsyet pse kuvendi ja u jep paratë është të bëni detyrën dhe te mos ngatërroheni me politikë. Dy vite me pare, nxorët një letër dhe ja dhatë Kryetares se Kuvendit, sikur keni zbuluar një gjë të madhe. Lindita Nikolla, doli në konference dhe shpalli tronditjen e saj politike, njerëzore e psikologjike. U morën mediat dy muaj dhe u harruan. A mund të na thoni ça u bë me atë çështje? U përfshitë në politikë! U keqpërdorët politikisht dhe çështja u shua! A mund të na thoni ça po ndodh? U shokua në atë kohe kryeparlmentarja. Taulant  Balla lidhi kokën me shami. Kjo ve në pikëpyetje integritetin e këtij institucioni dhe ju nxjerr lehtësisht te keqpërdorur publikisht. Një iniciative nga ana juaj, pa e kërkuar njeri. E keni qetësuar Linidta Nikollën ju apo ça është bërë me këtë çështje”- tha Bardhi.

Kryetarja e Autoritetit, Gentiana Sula pranoi se nuk është kryer asnjë verifikim për rastin konkret.

“Së pari distancohem nga interpretimet që ju bëtë. Unë përfaqësoj një institucion dhe jemi të shkëputur nga çdo anë politike, nuk merremi me politikë. Çështja që ka lidhje me rastin në fjalë ishte një çështje që ka shqetësuar më herët. Ne kishim një shqetësim në rritje në lidhje me verifikimin e figurave. Këtu u konstatua se komisioni Bezhani binte ndesh me standardet tona të kërkimit dhe prandaj e informuam. Së pari u hoq klauzola e komisionit Bezhani dhe Mezini. Në rastin konkret, nuk kemi pasur kërkesë për verifikim figure të personit në fjalë, nëse do të ketë do ta bëjmë”- tha Sula.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit