Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me gazetarët tha se në Asamblenë e PS-së, Kryeministri Rama sipas kryedemokratit, “paraqitej si kriminel që i kishte kallur datën bashkëautorëve në krim”.
Kryetari i PD-së, Berisha shprehet se sipas tij, Kryeministri Rama ka ushtruar terror ndaj anëtarëve të asamblesë.
“Ikën mëkatarët, erdhën mëkatarët. Ikën të korruptuarit, erdhën të korruptuarit”, ishin sipas Berishës ndryshimet e qeverisë.
Sali Berisha: Tani çfarë ishte kjo Asambleja. Asambleja ishte me disa dimensione. Në një anë Edi Rama paraqitej aty si krimineli që i kanë kallë datën bashkëautorët në krime atij. Nëse e vutë re ai në këtë fjalim, nuk kishte urrejtje për mua, jo. Ai të gjithë urrejtjen e kishte për të vetët. Kujtoni e shiheni edhe njëherë. Ju të tillë e ju të atillë, ju kështu e ju ashtu. Unë i ndershmi ju hajdutët, unë i pastri, ju të tillë. Duhet të bëni një analizë. Nëse bëni një analizë të fytyrave të asamblesë, ajo tregonte një terror që ai ushtroi ndaj anëtarëve të asamblesë. Aspekti i parë ky. Bashkë kemi vjedhur, por burgu është për ju, e jo për mua. Ky ishte morali. E dyta, zëvendësimet. U tha shqiptarëve se, jeni të pashpresë nëse nuk merrni në dorë fatin tuaj.
Kështu që ndryshimet e qeverisë pra ishin, ikën mëkatarët, erdhën mëkatarët. Ikën të korruptuarit, erdhën të korruptuarit. Por çfarë ishte fjala tjetër e Edi Ramës. Thashë, e para ishte urrejtja ndaj të vetëve sepse pretendonte se ata ia paskan nxirë fytyrën atij, por pse ja paskan nxirë këta fytyrën atij kur ky ia ka nxirë me sistemin që ka vendosur.Aspekti në të cilin Edi Rama u dëshmoi shqiptarëve se ka vendosur në kontroll të plotë dhe total Prokurorinë Speciale. Ju lutem nxirruani shqiptarëve fjalët që ai ka thënë para dy vitesh për SPAK që mos e dhëntë zoti që është krijesë e PS dhe dëgjoni fjalën e fundit që ishte një apoteozë lavdie se amnistoi Erion Velinë, një nga personat më qendror në vjedhjen e shekullit me djegësin e Tiranës, që amnistoi me urdhër të Ramës, Ilir Beqajn duke dëshmuar me këto amnisti se një aleancë e tmerrshme krimi një kontroll i plotë mbi Skapin është vendosur dhe kjo prokurori është tashmë një degë e ekzekutivit të qeverisë së krimit të Edi Ramës.


