Bardhi: Këshilltari i jashtëm i Ramës agjent i shërbimeve sekrete rumune

Mos i humb

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për të dhënë shpjegime për këshilltarin e jashtëm, kërkesë kjo që ëshë rrëzuar.

Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi ka thënë se këshilltari i jashtëm i kryeministrit sipas tij është agjent i shërbimeve sekrete rumune dhe gjithashtu shprehet se është i lidhur me një linjë të trafikut ndërkombëtar të drogës

Lindita NikollaKërkesa e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së për interpelancë urgjente me kryeministrin Rama, lidhet me dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me marrëdhënien e kryeministrit me këshilltarin e tij të jashtëm, Koldea si dhe veprimtarinë këshillimore që ai ka kryer për kryeministrin e Shqipërisë. Në shkresën drejtuar Bardhit, kam argumentuar mospranimin e kërkesës për interpelancë pasi kjo nuk është në përputhje me parashikimet e rregullores së Kuvendit.

Gazment BardhiNuk e di kush ka vendosur për t’u tallur me ty dhe nuk e di se kush t’i jep këtu. Interpelanca është mjet për llogaridhënie dhe kryeministri në bazë të kushtetutës kur zotrore je betuar mbi të. Neni përcakton se kryeministri është i detyruar që t’i përgjigjet kërkesat për intepelancë. Ka frikë të japë shpjegime për aferat, ku vetë përfshihet.

Ne kemi kërkuar interpelancë sepse ekzistojnë dokumentat zyrtare por edhe raportimet e medias ndërkombëtare që kryeministri i Shqipërisë ka emëruar këshilltar një agjent të shërbimeve sekrete rumune dhe që këtu ka një shkelje se cënohet siguria publike dhe së dyti rezulton se ky person përveç se i përfshirë në korrupsion në shtetin e tij, është i lidhur me një linjë të trafikut ndërkombëtar të drogës që lidh Meksikën me Shqipërinë dhe Shqipërinë me Rumaninë.

Unë dhe grupi i PD-së kemi të drejtë që t’i kërkojmë llogari kryeministrit se si është njohur me këtë element, pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës. Ai nen që ti citon sepse nuk ke as koncept, kuvendi është organi më i lartë kushtetues, hedh firma pa lexuar se çfarë firmos, ka për detyrë të na thotë se për çfarë shqiptarët kanë paguar këtë person çdo muaj me paratë e tij. Nëse e ka marrë për ta këshilluar për cilësinë e kokainës, tërhiqemi. Por nëse e ka marrë për punë të shtetit, duhet të japë llogari. Apo i ka marrë lekët si McGonigal për të sulmuar opozitën?

Nëse është ky rasti, a ka mundësi që të na përgjigjesh për çfarë e ka këshilluar kryeministrin tënd, Edi Ramën? Na e thuaj moj zonjë. Koldea merr 7 mijë Euro cdo muaj për të këshilluar kryeministrin e Shqipërisë, na e thuaj pra për çfarë i kanë paguar shqiptarët lekët për këtë individ që dyshohet në një linjë kokaine Shqipëri-Meksikë-Rumani. Për çfarë e ka këshilluar? Si të lejojë trafikun ndërkombëtar të drogës? Lekët e qytetarëve që i lini pa ilaçe në spitale?

Por teksa Bardhi mbante fjalim në foltoren e Kuvendit dhe bënte akuza ndaj Kryeministrit Rama, situata u tensionua teksa nga vendi ndërhyri deputeti i PS Erjon Braçe.

Bardhi iu kundërpërgjigj me tonë të ashpra.

“Gore ç’a ke, ç’a ke, ç’a ke? Mbyll gojën ti, mos guxo të më ndërhysh kur jam unë duke folur. Ti mos fol fare, zëdhënës i krimit të organizuar, ti vrave njerëz, vrave njeri në derën e SPAK-ut, ti vrave dje një qytetar atje në derën e SPAK, ti dhe qeveria jote. Mbylle gojën. Ju ka sjellë ju këtu si dele e kujtoni se jemi të gjithë dele”, tha Gazment Bardhi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit