Bardhi: PD do të jetë në ballë të reformave integruese

Mos i humb

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, nga foltorja e Kuvendit, tha sot se sa herë mazhoranca i shpall luftë korrupsionit, aq më shumë drejtësia afrohet tek qeveria.

Ndërsa në Kuvend, në rend të ditës diskutohej për marrëveshjen me bankën gjermane KfW për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës”, Bardhi e fokusoi fjalën e tij tek deklarata e Kryeministrit Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS. Në fjalën e tij, Bardhi tha se Rama nuk ka dëshirë e vullnet për ta luftuar korrupsionin.

“Ne nuk mendojmë që Edi Rama ka as dëshirën, as vullnetin dhe as aftësinë për ta luftuar korrupsionin. Lufta e tij me korrupsionin i ngjan propagandës së Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore gjatë afrimit të kapitullimit të tij. Ai dilte dhe shpallte përditë fitore në luftë por fronti i betejës sa vinte dhe i afrohej më shumë Berlinit. Kështu sa herë që Edi Rama shpall luftë kundër korrupsionit, beteja aq më shumë afrohet drejt qeverisë së tij”, tha Bardhi.

“PD është forca e vetme që ka sakrifikuar çdo gjë, më shumë se ç’duhet për hir të proceseve integruese dhe do e bëjmë gjithmonë. Ne do të jemi në ballë të reformave integruese. Nëse do ta luftojmë me të vërtete korrupsionin, hajde të luftojmë korrupsionin zgjedhor meqë jemi në prag të zgjedhjeve dhe pastaj mendojmë për të gjitha të tjerat. Sepse shprehja të vjedhim votat për të vjedhur Shqipërinë, dhe të vjedhim Shqipërinë për të vjedhur votat, është bërë slogani kryesor i drejtorëve, zyrtarëve, bashkëpunëtorëve dhe politikanëve të Edi Ramës”, tha Bardhi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit