Bardhi: Protesta në Shkodër qytetare! Këshilli, cirk i paligjshëm

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Shkodër, ku në një atmosferë të tensionuar dhe me protesta u konstituua këshilli i ri Bashkiak.

Bardhi i cili ndodhet në Shkodër deklaroi për mediat se protesta ishte qytetare dhe jo politike, ndërsa e cilësoi cirk të paligjshëm ngritjen e këshillit të ri bashkiak duke akuzuar qeverinë se po tenton të grabisë me krimin pushtetin vendor.

“Protesta është një protestë qytetare, nuk është një protestë politike. Ajo që patë atje ishte një cirk i paligjshëm i një qeverie të paligjshme, që ka grabitur me krimin pushtetin qendror, sot tentoi të grabiste, po me krimin, pushtetin vendor. Në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë nuk kanë për ta gëzuar asnjë ditë”, deklaroi Bardhi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit