Bardhi: Të përcaktohen datat për pr.ligjet e propozuara

Mos i humb

Që në nisje të seancës plenare, Gazment Bardhi ka lëshuar kritika në drejtim të Kuvendit, sa i takon kalendarit për përcaktimin e rendit të ditës.

Sipas tij, shumë kërkesa të depozituara nga deputetët rrinë prej gati 2 vitesh në sirtarët e Kuvendit dhe nuk
merren parasysh. Sipas tij, kalendari duhet të përcaktojë datat e shqyrtimit të pr.ligjeve.

“Ne jemi kundër një kalendari që nuk cakton datën për shqyrtimin e kërkesave që presin prej 2 vitesh për kërkesat e tyre.

Ne i lamë kohë 1 javë Kuvendit që të futej në kalendar kërkesat tona.

Qytetarët protestojnë jashtë për të drejtat e tyre. Keni marrë një njoftim nga grupi parlamentar i PD, lexuat atë të Aleancës.

Shkresat e grupeve parlamentare, lexohen siç vinë, pavarësisht i pëlqen apo jo.”, tha ai.

RENDI I DITES
Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare ku pritet të diskutohen një sërë projektligjesh të rëndësishme. Kështu, Kuvendi do të diskutojë fillimisht projektligjin “Për fondet e pensionit privat”. Më pas do të diskutohet projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.113/2020, “Për shtetësinë””.

Kuvendi gjithashtu pritet të diskutojë projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit””. Po ashtu sot do të diskutohet projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese””, të ndryshuar.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore. Në Kuvend gjithashtu pritet të votojë sot 3 anëtarë të rinj të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit