Media botërore pasqyron gjerësisht deklaratat e Ramës

Mos i humb

Media botërore vazhdon t’i kushtojë vëmendje debatit dhe deklaratave të kryeministrit Rama gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së pasditen e djeshme ku, duke iu përgjigjur kritikave të delegacionit rus, ai theksoi se nëse rusët duan që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të mos fliste, Rusia duhej të ndalonte luftën.

ANSA

Rusia kërkoi ngadalësimin e fillimit të samitit për Ukrainën në OKB duke kundërshtuar vendimin e presidencës shqiptare të radhës të Këshillit të Sigurimit dhe duke kërkuar që presidenti Volodymyr Zelensky të mos fliste i pari, por fillimisht 15 anëtarët sipas protokollit.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama u përgjigj se ”sipas procedurave të Këshillit të Sigurimit, nëse një çështje është e përshtatshme, atëherë edhe një vend që nuk është anëtar i KS mund të fliste para 15 anëtarëve”.

Moska u përpoq ta parandalonte Zelenskyn që të fliste i pari duke argumentuar se kjo do të “minonte autoritetin e Këshillit të Sigurimit”, duke e kthyer atë në një ”shfaqje personale”.

Por, kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti aktual, u preu shpresën duke thënë se ”ka një zgjidhje, ndaloni luftën dhe presidenti Zelensky nuk do të flasë”.

AFP

”Si shenjë e një atmosfere të tensionuar, ambasadori rus u ankua se presidenti ukrainas ishte i autorizuar të fliste para anëtarëve të tjerë të Këshillit të Sigurimit, duke denoncuar një organ “të shndërruar në një shfaqje të një personi” dhe një “spektakël”.

Për të cilën kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili mban presidencën e Këshillit, u përgjigj  ”ndaloni luftën dhe presidenti Zelensky nuk do të flasë”.

open.online

Përpara presidentit ukrainas, ishte një tjetër shef qeverie ai që dënoi drejtpërdrejt përfaqësuesit e Moskës në mbarë botën dhe ai ishte kryeministri shqiptar Edi Rama.

Kryetari i radhës i Këshillit të Sigurimit, Rama ishte përgjegjës për menaxhimin e debatit.

Rama iu përgjigj publikisht kundërshtimit formal të paraqitur në hapjen e seancës nga Rusia.

”Dua të siguroj kolegët e mi rusë dhe të gjithë të pranishmit se ky nuk është një operacion special i presidencës shqiptare. Ekziston një zgjidhje për këtë, nëse jeni dakord. Ndaloni luftën dhe nuk do të ketë arsye që presidenti Zelensky të flasë”, theksoi Rama.

ANADOLU AGENCY

Debati i nivelit të lartë, i cili u drejtua nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u zhvillua me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të anëtarëve të KS-së si dhe zyrtarëve të tjerë, përfshirë edhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Ndërkohë, takimi filloi me debate mes kryeministrit Rama dhe përfaqësuesit të Rusisë mbi fjalën e parashikuar për t’u mbajtur në këtë takim nga presidenti Zelensky.

Në fjalën e tij, duke iu referuar luftës Rusi-Ukrainë, kryeministri Rama theksoi se “një agresion në zemër të Evropës nuk mund të jetë vetëm problemi i Evropës”.

“Lufta e Ukrainës është një luftë e gjithkujt që aspiron të jetojë në një botë ku kombet janë të lira e të barabarta, ku tërësia territoriale është e patjetërsueshme dhe e drejta për të jetuar në paqe e padiskutueshme. E kundërta jo vetëm është ditë shkurtër, por tejet e rrezikshme për të gjithë që janë në këtë çati”, tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit