Bardhi: Vendimet në PD, me shkelje të rënda të statutit

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh sot në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie, se në përgatitjet për zgjedhjet e reja brenda partisë po shkelet statuti.

Ai iu përgjigj interesimit të medieve pas mbledhjes së grupit parlamentar duke u shprehur se kishte propozuar platformë për bashkimin dhe jo ndarjen, të cilën një pjesë e rrëzoi duke i hapur rrugë zgjedhjes së kreut të partisë.

“Vendimet e marra tregojnë nxitim, pasiguri dhe shkelje të rënda të statutit që dhe nuk e zgjidhin situatën në parti. Si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së kam detyrimin t’i nënshtrohem kolegëve në kryesi. Kemi detyrimin t’i bëjmë publike aktet në shkelje të statutit dhe të rregullave që garantojnë bashkëjetesën dhe garën”, u shpreh Bardhi.

Sipas tij, këmbëngulja për të zbatuar disa rregulla nuk i shërbejnë askujt, as atyre që mendojnë se nxitimi për të zgjedhur kryetarin është shpëtim i PD-së.

“Po veprohet sipas interesit personal dhe jo sipas interesit të demokratëve”, u shpreh Bardhi, ndërsa paralajmëroi se 17 deputetët e pranishëm sot, në mbledhjen e grupit parlamentar, nuk do të marrin pjesë në Këshillin Kombëtar.

“17 anëtarë të Partisë Demokratike kanë vendosur mospjesëmarrjen në mbledhjen e nesërme në kundërshtim me statusin e partisë, shembulli i një partie që kërkon votëbesimin dhe zbatimin e kushtetutës nuk mund ta shkelë atë. Ky debat i brendshëm na ka mësuar një rrugë se nuk mund t’u ngjasojë proceseve të së shkuarës që e kanë përçarë Partinë Demokratike. Kjo është një histori që nuk duhet të përsëritet më në PD, i mbani mend besoj të gjithë qëndrime tona që i kemi bërë një vit më parë në këtë moment. PD ka nevojë për maturi jo konflikt, për reflektim, jo urrejtje, ka nevojë për t’u forcuar dhe jo për t’u zvogëluar, ka nevojë për një mendim ndryshe por për ide të reja. Kujt i shërben një tjetër konflikt në PD?”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit