Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha solli sot në vëmendje një pjesë të programit të prezantuar në 1 qershor, në Kuvendin Programor të Partisë Demokratike.
Përmes një videomesazhi, Basha shpalosi pikat e programit të dedikuar familjes shqiptare, përmes atij që tashmë njihet si “Fondi për Mirëqenien e Familjes”, i cili përmban propozime konkrete që adresojnë problematikat bushtit të shoqërisë.
Në programin e hartuar nga mbi 100 ekspertë vendas e të huaj, të revizionuar nga ekspertët gjermanë të CDU-së, parashikohet subvencionimi i interesave të kredisë për blerejn e banesës së parë për çiftet e reja, bonusin e bebes, 2000 euro për fëmijën e parë e të dytë dhe 20.000 euro për fëmijën e tretë, shkollë gjatë gjithë ditës për fëmijët dhe drekë shtetërore dhe propozime të tjera që lehtësojnë në ndërtimin e familjes dhe zhvillimin e saj”