Basha i vë “veton” ndërkombëtarëve: Kjo është përgjigjja ime

Mos i humb

Kryedemokrati Lulzim Basha nuk tërhiqet nga kërkesat e opozitës së bashkuar dhe kërkon qeveri tranzitore dhe çuarjen para drejtësisë të atyre që vodhën zgjedhjet.

Nga Shkodra ku u takua me qytetarët, Basha tha se beteja e opozitës është për vlerat europiane, duke i dhënë një përgjigje edhe eurodeputetëve që kërkuan dialog mes maxhorancës dhe opozitës.

“Jam me shumë besim dhe zemër plot si gjithmonë kur jam në Shkodër. Shkodranët do i prijnë këtij rrugëtimi final i cili ka dhe do ketë vetëm një përfundim, çuarjen para drejtësisë të atyre që vodhën zgjedhjet, qeveri tranzitore për të përgatitur vendin për zgjedhje të lira e të ndershme.

Nuk ka parlament Republika e Shqipërisë ka një bandë e cila është faktuar para syve të shqiptarëve ku 1 në 3 deputetë është produkt i bashkëpunimit të Edi Ramës me krimin e organizuar. 1 në 3 deputetë nuk përfaqëson qytetarët, por Niçet, Bajrët, Shullazët. Qytetarët diktuan vendimin për djegien e mandateve.

Kjo është një betejë që e bëjmë për vlerat europiane, që e bëjnë me njerëzit dhe për njerëzit. Me njerëzit do vazhdojmë të shpalosim vizionin tonë se si do duket e ardhmja jonë”, u shpreh Basha.

Ai citoi Presidentin amerikan John Kenedi dhe iu kërkoi atyre që janë në dilemë t’i bëjnë disa pyetje miqve të Shqipërisë.

“Kenedi pat thënë dikur mos bëni çfarë do bëjë vendi juaj për ju por çfarë do bëni ju për vendin. Dua që gjithsecili prej jush që është në dilemë t’i bëni të njëjtën pyetje çdo miku që i do të mirën Shqipërisë. A do pranonit për vendin tuaj këtë që i kërkoni shqiptarëve të bëjnë? A do pranonit një kryeministër që vjen me krimin dhe qeveris për krimin të qeverisë popullin. A do pranoni bashkëqeverisjen në çdo nivel? A do pranonit varfërinë e mungesën e shpresës?

Përgjigjja ime është dhe mbetet mos më kërkoni asgjë që nuk do ta pranonit për vendin tuaj. Duam që përmes këtij rrugëtimi të sjellim standardet europiane. Ndaj është një rrugëtim drejt vlerave europiane”, theksoi kryetari i PD.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit