Basha mbledh sot në seli grupin parlamentar të PD

Mos i humb

Kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur në takim grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 13:00 në selinë blu.

Ende nuk dihet se çfarë do të diskutojnë anëtarët e grupit parlamentar në këtë mbledhje.

Basha mblodhi ditën e djeshme kryesinë e PD-së. Në përfundim të saj, ai u shpreh se Berisha ishte “tubi i oksigjenit” që fuqizonte të ashtuquajturin regjim të Edi Ramës.

Po ashtu Basha tha se koha e Berishës ka mbaruar dhe se nuk do të lejojë askënd që të përdorë PD-në dhe forumet e saj për interesat personale të ish-kryeministrit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit