Basha: Me SHBA, Shqipëria do bëhet vendi i mundësive

Mos i humb

Për herë të parë, Lulzim Basha reagoi për dosjen amerikane të ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal që opozita deri më tani e ka kthyer në kauzë për të sfumuar skandalin e lobimit rus në PD, në 2017-ën, kur partinë e drejtonte pikërisht Basha.

Ish-kryedemokrati bën një postim të shkurtër në rrjetet sociale, duke mos dashur të japë asnjë mesazh të drejtpërdrejtë për gjithçka po vlon në politikën shqiptare.

“E drejta vonon por nuk harron! Me SHBA në krah Shqipëria mund dhe do të bëhet vendi i mundësive për shqiptarët”, shkruan Basha në Twitter.

Sipas opozitës, përfshirë Rithemelimin por edhe Alibeajn të cilit Basha i la partinë pas dorëheqjes, kanë sulmuar kryeministrin Rama se ka dhënë ryshfet në mënyrë që agjenti i FBI-së në hetim McGonigal të sajojë sipas demokratëve, historinë e lobimit rus, me qëllimin për të dëmtuar Partinë Demokratike.

Në fakt, nga drejtësia amerikane, përveç thyerjes së sanksioneve, duke ndihmuar një oligark rus, ish-zyrtari I FBI po hetohet edhe për lekë të padeklaruara, të marra borxh nga miku i tij, biznesmeni shqiptaro-amerikan Agron Neza. Pikërisht këtë 225 mijë dollarësh borxh, opozita e quan ryshfet të Ramës për të shpikur skandalin e lobimit.

Reagimi i Lulzim Bashës erdhi pasi Sali Berisha e quajti sërish “peng” dhe pretendoi se ka ‘kyçur gojën’ pasi e ka urdhëruar ambasadorja Yuri Kim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit