Basha pas takimit me ministrin hungarez: Pas 25 prillit PD dhe opozita e bashkuar do bëjnë gjithçka që integrimi drejt BE të jetë sukses

Mos i humb

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Jashtëm të Hungarisë Péter Szijjártó, ndërsa ka dhënë një prononcim për mediat.

Gjatë fjalës së tij Basha tregoi disa detaje nga biseda me zyrtarin e lartë, duke shtuar se pas 25 prillit do të nisë një epokë e re për vendin tonë.

https://fb.watch/3CfsA5aYAR/

“Takova zotin ministër të Jashtëm të Hungarisë në selinë e PD, të një vendi mik, që ndajmë miqësi që nga koha e Skënderbeut. Shpreha mirënjohjen time dhe të PD për mbështetjen që Hungaria i jep Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE.

Për fat të keq kemi humbur 8 vite, Shqipëria ka mbetur në vend numëro, për shkak të kryeministrit në ikje, Edi Rama, i cili ka vënë interesat e veta mbi ato të shqiptarëve.

E garantova ministrin se pas 25 prillit do të kemi një erë të re, për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit drejt BE, duke nisur me plotësimin e kushteve që do të çojnë në hapjen e negociatave.

Nga 3 u bënë 5 dhe më pas 9 kushte për BE. I garantova se PD dhe opozita e bashkuar do të bëjnë gjithçka që pas 25 prillit edhe procesi i integrimit europian të jetë një sukses.

Pas 25 prillit të hapim negociatat dhe të përmirësojmë klimën e biznesit.”, tha Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit