Basha përkujton 20 shkurtin: Pas 28 vitesh kemi sfidë të ngjashme

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në ditën ku shqiptarët rrëzuan bustin e diktaktorit Enver Hoxha ka ndarë një koment në profilin e tij të ‘Facebook”. Basha  bën një paralelizëm ndërmjet regjimit komunist dhe qeverisjes së kryeministrit, Edi Rama.

Në postimin e tij, kreu i PD-së i cili pak ditë më parë vendosi djegien e mandateve, shkruan se çdo ditë është 20 shkurt  dhe një mënyrë për të ecur të sigurtë drejt Europës.

Postimi i Lulzim Bashës

Sot përkujtojmë 20 shkurtin 1991, ditën kur shqiptarët u bashkuan dhe shembën jo thjesht një statujë, por simbolin e diktaturës më të egër të Europës, të etur për Liri dhe Demokraci, me ëndrrën më të madhe “Shqipëria si gjithë Europa”!

28 vite më pas, jemi përballë një sfide të ngjashme. Një regjim antidemokratik, oligarkik, i ardhur në pushtet nga blerja e votave përmes krimit të organizuar, po zhbën ëndrrën e shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa.

Ndonëse nuk kemi shtatore për të rrëzuar, çdo ditë për ne është 20 shkurt, derisa të shembim sistemin që e mban Shqipërinë peng të krimit dhe korrupsionit duke varfëruar dhe shtypur përditë shqiptarët. Qëllimi ynë është t’i japim atyre një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit. Vetëm kështu do ecim të sigurt drejt Europës.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit