Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mesditën e sotme në lagjen “5 maji” të qytetit të Elbasanit.
Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, siç duket edhe në fotot dhe videon e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Fatmir Popja.
Paraprakisht dyshohet se kanë shpërthyer një sasi municionesh, pasi policia ka gjetur të fshehur në shkurre në oborrin e banesës në fjalë qindra fishekë.
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por në zonë është krijuar panik, pasi shpërthimi ishte i fuqishëm. Fillimisht u dyshua për vendosje tritoli në ndonjë prej banesave të familjeve që janë në emigrim, por rezultoi që shpërthimi të ketë ndodhur pikërisht në godinën në ndërtim.