Basha: Pranoj gabimet e mia, por i kam bërë me qëllime të mira

Mos i humb

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të kësaj partie deklaroi se qeveria ka dështuar, por “edhe ne nuk ia dolëm për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira e të ndershme”.

 “Ne nuk ia dolëm për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira e të ndershme; nuk ia dolëm që trafikantët e drogës t’i çonim prapa hekurave. Unë i pranoj gabimet e mia, nuk dua të zbeh përgjegjësinë time. Por, kam pasur qëllime të mira për t’i shërbyer njerëzve. Duke mësuar nga gabimet, do e kthejmë Partinë Demokratike në parti fituese”, deklaroi Basha.

“Të gjithë e dinë se punët po shkojnë keq, shoqëria është e pashpresë dhe ekonomia është katastrofë. Shqipëria nuk do t’i harrojë lehtë këto vite. Ajo që na bashkon sot është dashuria për vendin dhe aspirata për ta parë atë si gjithë Europa. Qeveria ka shkatërruar ekonominë, arsimin, shëndetësinë dhe ka shkretuar Shqipërinë, duke detyruar shqiptarët që të marrin rrugët e mërgimit. Qeveria ka braktisur njerëzit dhe ka kthyer vendin përmbys me reformën territoriale që vetëm qytetarëve nuk u shërben. Ne i dimë të gjitha këto dhe duhet të gjejmë guximin që të pranojmë se ata kanë dështuar, por edhe
Por, sot të shikojmë njëri-tjetrin në sy e të themi KURRË MË! Jemi gati për të nisur një tjetër rrugëtim të madh për PD-në dhe Shqipërinë europiane me besim te vetja dhe vlerat që ndajmë me njëri-tjetrin”, shtoi Basha.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit