Amsterdami pa energji elektrike, anulohen shumë fluturime

Mos i humb

 

 

Për shkak të mungesës së energjisë elektrike në aeroportin ndërkombëtar “Schiphol” në Amsterdam janë anuluar dhe shtyrë për disa orë një numër i madh i fluturimeve.

Mungesa e energjisë elektrike në disa pjesë të qytetit shkaktoi turma të mëdha në njërin prej aeroporteve më të frekuentuar në Evropë.

Autoritetet sot urdhëruan mbylljen e rrugëve dhe linjës hekurudhore drejt aeroportit në periferi të kryeqendrës holandeze.

Në ueb faqen e aeroportit njoftohet se sistemi kompjuterik për paraqitje sërish është në funksion, por paralajmëruan pasagjerët që të kontrollojnë radhën e fluturimit.

Siç theksuan në aeroport, në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 11:00 do të ulet kapaciteti i fluturimeve ardhëse, si dhe disa fluturime janë anuluar.

Kompania kombëtare energjetike holandeze Tennet njoftoi se është duke hetuar shkakun e mungesës së energjisë elektrike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit