Basha pret ish-zyrtarët e Rithemelimit në Klos: PD, shtëpia e çdo demokrati

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në selinë e kësaj partie, dy zyrtarë të Rithemelimit në Klos, të cilët janë rikthyer në PD.

Bëhet fjalë për Fitnete Krosin dhe Qazim Rexhepin kontribues të hershëm të PD dhe së fundmi drejtues të strukturave të Rithemelimit në Klos.

“Kënaqësi të takoja Fitnete Krosin dhe Qazim Rexhepin.

Ata kanë vendosur të ribashkohen me ne dhe të ndihmojnë në ringritjen e PD”, u shpreh Basha në një postim.

“Dora jonë mbetet e shtrirë për çdo demokrat e shqiptar që kërkon zhvillimin e vendit, luftë kundër korrupsionit dhe partneritet me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE”, theksoi ai.

“Partia Demokratike e Shqipërisë është shtëpia e çdo demokrati, është forca që ndryshoi fatin e vendit 34 vjet më parë dhe të gjithë së bashku duhet ta shndërrojmë në alternativë të shqiptarëve”, shtoi Basha.

“Udhëheqësit shkojnë e vijnë, por PD do të rritet e forcohet si projekti më i bukur që mishëron shpresën e shqiptarëve për ndryshim”, shtoi Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit