Basha: Protestat, reagim kundër puçit kushtetues

Mos i humb

Lulzim Basha thotë se protesta e së hënës dhe protestat në vazhdim të paralajmëruara nga opozita janë reagim kundër puçit kushtetues të Edi Ramës.

“Kushtetuta është e të gjithë qytetarëve dhe të gjithë e kanë për detyrë ta mbrojnë. Parlamenti nuk është ai që patë dje me një shumicë të marrë peng nga krimi dhe bandat e drogës! Parlamenti është Kushtetuta, janë ligjet dhe jo kartonët e shumicës”, u shpreh Basha.

Në një konferencë për shtyp, Basha deklaroi se vendimi i shumicës për të zgjedhur kryeprokurorin e ri do të ketë pasoja të rënda për stabilitetin e vendit.

“Kushtetuta ndalon kryeprokuror apo prokuror i thjeshtë të zgjidhet pa kaluar vettingun”, vijoi ai.

Më herët, përmes Facebook, Lulzim Basha u shpreh se “brenda dhe jashtë Parlamentit shqiptarët protestuan si në çdo vend europian kur shkelet Kushtetuta dhe dhunohet drejtësia”.

“E gjithë Shqipëria pa se ky vend ka burra dhe gra, të rinj dhe të reja, qytetarë që ngrihen në këmbë, luftojnë, sakrifikojnë dhe nuk e pranojë shkeljen e Kushtetutës nga një autokrat i lidhur me krimin. Rrugë tjetër nuk ka”, shkruan Basha./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit