Përgatituni për temperatura të acarta, nesër ngrin e gjithë Shqipëria

Mos i humb

Dimri ka hyrë në stinën e tij. Temperaturat duket se do të ulen që nga bregdeti e deri në zonat malore.

Sipas parashikimit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, reshje nuk do të ketë, por ngrica do të jenë të mëdha.

Parashikimi i motit

Reshjet në vend

Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje përveç ndonjë reshje lokale të dobët në Qarkun e Elbasanit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: -1 °C / 9 °C

në vendet e ulëta: -5 °C / 9 °C

në vendet malore: -10 °C / 0 °C.

Era

Sot pasdite dhe nesër era do të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare./Syri.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit