Basha: Të shqyrtohet sa më parë propozimi ynë për forcimin e SPAK-ut

Mos i humb

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha kërkoi sot përfshirjen pa vonesë për diskutim në komisionin e ligjeve të paketës së propozuar për SPAK që sipas tij, e ka depozituar prej një viti në Kuvend.

Në një konferencë me mediet, Basha u ndal së pari tek propozimet që kanë lidhje me shqetësimet e qytetarëve, me luftën kundër korrupsionit, me pastrimin e parlamentit dhe të qeverisë nga politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin, me sigurinë kombëtare,

“Ne kërkojmë që të fusim pa vonesë për diskutim në komisionin e ligjeve paketën e propozuar për SPAK, e cila mundëson nga njëra anë burime financiare dhe njerëzore adekuate, në mënyrë që SPAK të mos mbetet peng i mungesave të burimeve njerëzore dhe financiare, për të avancuar me dosjet e nxehta të korrupsionit dhe me kallëzimet e shumta, duke përfshirë dhe ato nga ne drejt qeverisjes më të korruptuar që ka njohur Shqipëria në këto 34 vite që është qeveria e Edi Ramës”, deklaroi Basha.

Basha u ndal edhe tek dërgesat e mbetjeve toksike. Ai tha se juristët e këtij grupimi politik po shikojnë mundësinë e dërgimit të çështjes së KURUM nga Prokuroria aktuale që po e ndjek, tek SPAK.

“Duke hetuar të gjitha aspektet që mund të përbëjnë bazë për ta konsideruar këtë si një vepër të një grupi të strukturuar kriminal me aspekte korruptive të zyrtarëve të lartë që janë juridiksion i SPAK. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për atë që ka plasur që është maja e ajsbergut për qindra ton helme që janë kapur duke u transportuar. Bëhet fjalë për praninë e këtyre helmeve në mënyrë të përditshme në Elbasan dhe në të gjithë vendin dhe rrezikun e tmerrshëm për pasojat e shëndetësore që kjo ka për qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë”, u shpreh Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit