Basha thërret Këshillin Kombëtar të PD-së, çfarë pritet të diskutohet në mbledhjen e sotme

Mos i humb

Kreu i PD-së Lulzim Basha, takohet sot me anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së.

Takimi është parashikuar të nisë në orën 16:30 në selinë e PD, teksa pritet të diskutohet për përjashtimet nga partia dhe organizimin.

‘Takimi pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe në përfundim pitet për tu parë nëse do të ketë komunikim për media. Anëtarëve do i bëhet i di vendimi i Kryesisë për përjashtimin e Berishës dhe deputetëve të tjerë’.

Ndërsa bëri një pasqyrim të zhvillimeve të fundit politike, u shpreh se ditën e nesërme pritet që edhe kreu i PD, Lulzim Basha të jetë në terren dhe të nisë takimin me demokratët në Fier, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë takim me mbështetësit e tij në Shkodër.

Kujtojmë se sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi iu ka dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar një mesazh, me anë të të cilit i njofton për takimin dhe rendin e ditës.

Sipas Bardhit, takimi do të fokusohet tek vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike si edhe tek aktet e dhunë së krijuar në datën 8 janar.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar. Në vijim të datës së caktuar në mbledhjen paraardhëse, ju konfirmoj se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet, ditën e shtunë, datë 15.01.2022, ora 16:30, në sallën e katit II, selia qendrore e PD-së. Rendi i ditës së mbledhjes është si më poshtë: Informim mbi vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe diskutime mbi situatën e krijuar nga aktet e dhunës në datën 8 janar. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Brendshme të funksionimit të Këshillit Kombëtar, të përgatitur nga grupi i punës së ngritur me vendim të Këshillit Kombëtar nr. 172, datë 23.12.2021. Diskutim dhe informim për planin e organizimit të partisë dhe ndarja e detyrave për anëtarët e Këshillit Kombëtar”, thuhet në mesazhin e Bardhit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit