Basha tregon planin e PD-së për ndaljen e eksodit të shqiptarëve: Në 25 prill do të fitojë Shqipëria!

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar disa nga pikat që janë pjesë e planit të tij për ndaljen e ikjeve të qytetarëve nga Shqipëria.

Në një prononcim për mediat, pak pas takimit me komisioneren e BE, Ylva Johansson, lideri demokrat tha se korrupsioni qeveritar ka bërë që të mbyllen rrugët për në Europë.

“Kërkesat për azil janë shtuar, pasi Edi Rama ka dështuar që të plotësojë kushtet minimale. Edi Rama ka dështuar në çdo rrafsh.

Shqipëria gëzon frytet e heqjes së vizave, ku unë si ministër i Brendshëm dhe pjesë e asaj qeverise, bënë të mundur plotësimin e këtyre kushteve. Vota e shqiptarëve është garancia për hyrjen në 25 prill. Dhe këto kushte do të plotësohen.

Do të mundësohet që në vendin tonë të hapen vende pune, s’do të detyrohen bijtë dhe bijat e shqiptarëve që të kërkojnë rrugët e emigrimit. Ne kemi një plan për arsimin, për ekonominë.

Korrupsioni i qeverisë i ka mbyllur rrugët e Evropës dhe ka vjedhur miliarda euro. Përmes këtij investimi në 25 prill nuk do të fitojë vetëm PD, por do të fitojnë shqiptarët. Emigracioni ka qenë dhe mbetet realitet 30-vjeçar në Shqipëri.

Por me një klimë biznesi që do të hapë vende të reja pune, vende pune të kualifikuara, sektor privat që jep paga të larta, të rinjtë shqiptarë do të kenë të gjitha kushtet dhe motivimin për të qëndruar këtu.”, tha Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit