Bashkëpunëtorët e Putin në listën e zezë amerikane/ SHBA po përgatitet të sanksionojë elitat ruse nëse pushton Ukrainën

Mos i humb

‘Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë përgatitur një listë të elitave ruse të rrethit të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin, ndaj të cilëve do të vendosë sanksione ekonomike nëse Rusia pushton Ukrainën’, ka njoftuar një zyrtar i lartë i SHBA.

“Individët që ne kemi identifikuar janë brenda ose pranë rrethit të brendshëm të Kremlinit dhe kanë rol në vendimmarrjen e qeverisë ose të paktën bashkëpunëtorë në sjelljen destabilizuese të Kremlinit,” thuhet në komunikim, shkruan Reuters.

Megjithatë, emrat e individëve rusë të cilëve mund t’i vendosen sanksione nuk janë bërë të ditura.

“Ne nuk mund të zbulojmë përmbajtjen e kësaj liste apo emra specifikë”, tha zyrtari, duke shtuar se miqtë e Putinit nuk do të jenë më në gjendje të përdorin bashkëshorten ose anëtarët e tjerë të familjes si një mjet për të shmangur sanksionet.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar paketa specifike sanksionesh për elitat ruse që plotësojnë kriteret për anëtarët e familjeve të tyre dhe këto përpjekje po kryhen në koordinim me aleatët dhe partnerët amerikanë.

Sipas Reuters, sulmi ndaj oligarkëve rusë është vetëm një pjesë e planit të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve për të ndëshkuar Putinin nëse ai fillon një pushtim të Ukrainës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit