Bashkëpunëtori i Rugovës akuzon Thaçin e Hazirin: Ish- presidenti nuk foli për shkëmbim territoresh

Mos i humb

Bashkëpunëtori i Rugovës, Rexhep Gjegji, ka thënë se Rugova nuk ka folur për shkëmbim territoresh.

Ishte njeri i afërt i ish presidentit Ibrahim Rugova gjatë viteve të 90’ta.

Por ish themeluesi i LDK- së, Rexhep Gjegji, në një intervistë për T7 ka thënë se nuk i kujtohet që Rugova të ketë përmendur idenë e shëkmbimit të territoreve.

Ai është i bindur për këtë.

“Unë mund të them me kompentecë apsulute që asniherë nuk është disktuar. Do ta veçoja madhëshitinë e Rugovës, përkundër një autorititeti të madh ai nuk ka hezitu që një deklaratë ta tëhreq dhe nuk e ka ndëgju kush që ka përmend diçka të tillë asniherë. Thaci e përdor pasi don që ti krijoj veti një mbulesë politke të një njeriu që ka pas autoritet apsulut te shqitaprët jo vetëm në Kosovë”.

Por bashkë-partiaku i tij, Lutfi Haziri që ka për synim bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, ditë më parë kishte thënë për T7 se për këtë ide e ka marrë pëlqimin e Rugovës.

Këtë deklaratë të Hazirit, Gjergji po e quan qesharake.

“Kjo që po e thotë Luta nuk meriton me komentu edhe është qesharake. Unë i shoh për ta madhe udhëheqjes së LDK që toleron daklarime kaq të dëmshme të një njeriu kaq të pa përgjegjshëm”.

Ish themeluesi i LDK’së po ashtu po e kritikon edhe këshilltarin e presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shalën, që po e promovon intervistën e tij me Rugovën.

“Blerim Shala deri tash nuk e ka përmend këtë fakt, e dyta është tani këshilltar i Thaçit, e treta këtë deklaratë e vë në funksion të një projekti të tij, Fakti që Blerimi e publikon këtë thanë në këtë gjuhën e ekonomistëve paraqet një konflikt të interesit pasi po publikon në një moment delikat”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci që po flet për shkëmbim territoresh ka thënë se po e jetëson një ide që kishte dhënë Rugova në vitin 1994.

/Kosova Post/
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit