Bashkëpunimi AMA-AKEP: Task-forcë kundër paligjshmërisë e monitorim në rrjet

Mos i humb

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Armela Krasniqi zhvilloi një vizitë zyrtare në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Krasniqi u prit në këtë takim nga kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare Tomi Frashëri.

Gjatë takimit të dy autoritetet rregullatore vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe vunë theksin në intensifikimin e marrëdhënieve të dy institucioneve dhe rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Me tepër rëndësi për të dy autoritetet rregullatore u vlerësua hartimi  i një memorandumi bashkepunimi në një kohë sa më të shpejtë ku të përfshihen çështjet me interes të përbashkët, ndër të tjera:

Lirimin e brezit 700 MHz nga AMA dhe marrjen në administrim të këtij brezi nga AKEP, duke shkuar drejt respektimit të afateve të vendosura nga BE dhe ITU.

Ngritjen e një TASK-FORCE me përfaqësues të përbashkët nga të dy institucionet me qëllim luftën kundër paligjshmërisë në rrjetet e komunikimeve elektronike dhe zhvillimin e veprimtarisë vetëm nga subjekte të liçensuara nga autoritetet rregullatore. Për këtë qëllim u vendos edhe hartimi i një kalendari të përbashkët veprimi.

Gjithashtu një fokus i posaçëm do t’i jepet monitorimeve të përbashkëta për mbylljen e aksesit në internet nga ana e sipërmarrësve të komunikimeve elektronike, të faqeve me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme, të konstatuara si të tilla nga AMA.

Do të ngrihet gjithashtu, një grup i përbashkët pune i cili do të ndjekë në vijueshmëri problemet e interferencave që raportohen nga autoritetet rregullatore të vendeve fqinjë, në zonat kufitare dhe jo vetëm.

Sistematik do të vijojë të mbetet edhe bashkërendimi i punës për krijimin e një inventari të unifikuar të frekuencave, bazuar në dispozitat e Politikës Spektrale. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit