Bashkëthemeluesi i WhatsApp largohet nga kompania Facebook

Mos i humb

 

 

 Jan Koum, bashkëthemelues tjetër i WhatsApp, ka njoftuar largimin e tij nga Facebooku, e cila më parë kishte blerë aplikacionin e tij.

WhatsApp u zhvillua në vitin 2009 nga Kaum dhe Brian Acron. Facebook katër vite më parë bleu WhatsApp për 19 miliardë dollarë. Vitin e kaluar, Acron u largua nga kompania dhe akuzoi Kaumin për keqpërdorimin e të dhënave personale të përdoruesve të aplikacionit.

Natën e kaluar dhe Kaum paralajmëroi tërheqjen nga kompania, por pa specifikuar arsyet për një lëvizje të tillë.

“Washington Post” raporton se Kaum gjithashtu vendosi të largohet nga kompania pas skandalit rreth keqpërdorimit të të dhënave personale të përdoruesve.

“Ka kaluar pothuajse një dekadë që kur unë me Brian nisëm aplikacionin WhatsApp dhe kjo ishte një udhëtim i mrekullueshëm me disa nga njerëzit më të mirë,” shkroi Kaum në llogarinë e tij në Facebook, por nuk specifikon as kohën se kur do të largohet.

Njeriu i parë i Facebook, Mark Zuckerberg, iu përgjigj mesazhit të Kaumit në rrjetin social dhe tha se respekton vendimin e tij.

“Do të më mungojë bashkëpunimi ynë i ngushtë. Jam mirënjohës për gjithçka që ke bërë për të ndihmuar lidhjen me botën dhe gjithçka që më ke mësuar”, tha Zuckerberg.

Facebook kohët e fundit ishte në shënjestër të kritikave të ashpra dhe një hetimi rreth skandalit të rrjedhjes së të dhënave të shkaktuar nga kompania Cambridge Analytica.

Që nga fillimi i shkurtit, Facebook ka shënuar një rënie të ndjeshme në vlerat e aksioneve. Kështu, vlera e tregut të kompanisë nga 558 miliardë dollarë ka rënë në 454 miliardë dollarë.

Kërkim falje publike e kompanisë dhe njeriut të saj të parë Zuckerberg për rrezikimin e të dhënave private të 87 milionë përdoruesve të këtij rrjeti social, rezultoi i frytshëm, ku kompania që nga fillimi i muajit prill është kthyer në nivelin e mëparshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit