Bashkimi Europian ndan 2 milionë euro për Veriun

Mos i humb

Bordi Drejtues për Fondin e Zhvillimit i Bashkimit Europian ndau këtë verë mbi 2.1 milionë euro për projekte në veri të Kosovës, bëri të ditur Zyra e BE-së në Kosovë.

“Mbi 700,000 euro i janë ndarë Zveçanit për zhvillimin e infrastrukturës komunale, përfshirë edhe mbështetjen për projektin e BE-së në zhvillim ‘Deponia rajonale’”, thuhet në njoftim.

I njëjti bën të ditur se fonde janë ndarë edhe për projekte në Leposaviq, Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok.

Fondi i Zhvillimit është rezultat i dialogut Prishtinë-Beograd dhe ai financohet nga tatimet e mbledhura në pikëkalimet Jarinjë/Rudnicë dhe Tabavijë/Bërnjak./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit