Bashkimi i dy subjekteve në Zvicër, përshëndetet nga krerë dhe personalitete të fesë islame

Mos i humb

Fundjava që lamë mbrapa, ka shënuar një aktivitet të rrallë dhe me rëndësi të veçantë, sa i përket funksionimit të jetës fetare të shqiptarëve në Zvicër. Ashtu siç edhe kemi raportuar më herët, në pasditën e së dielës, në një takim të përbashkët në mes përfaqësuesëve UBISHZ-zë dhe BISHZ-së është nënshkruar një Marrëveshje, sipas së cilës dy subjektet aktuale bashkohen në një të vetme.

Bashkimi I dy subjekteve fetare në një të vetme në Zvicër është përshendetur nga personalitet të rëndësishme në fusha të ndryshme.

Ushtruesi i detyres Reis Ulema i(BIF të RMV, ) Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Shaqir ef Fetai dërgoi telegram urimi për Komunitetint Musliman Shqiptar neë Zvicër, duke i uruar për këtë akt të madh dhe historik për komunitetin musliman shqiptar në Zvicër.

Kryetari i KMSHZ-së, Mehas ef Alija, zhvilloi një bisede me SKYPE me U.d., Reis Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Republikes së Maqedonisë së Veriu në të cilën e lajmëroi për aktin e shkrirjes dhe formimin e subjektit të ri të përbashket me shkrirjen e dy subjekteve të mëparshme.

U.d., Reis Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shaqir ef Fetai, e uroi kryetarin Mehas ef Alija, kryesinë e KMSHZ-së, kuvendarët dhe gjithë kryesitë e xhamive dhe imamët, si dhe xhematet, dhe konfirmoi mbështetje dhe bashkëpunim.

Kryetari i KMSHZ-së Mehas Alija zhvilloi bisedë telefonike edhe me kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, i cili uroi për bashkimin dhe per formimin e KMSHZ-së, duke na dëshiruar punë të mbarë dhe suksese. Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu u shpreh tej mase i kënaqur me suksesin e komunitetit musliman shqiptar në Zvicër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit