Shtyhet me 1 javë Samiti i BE, Presidenti i Këshillit Europian vetëizolohet pas kontaktit me një roje sigurie të infektuar me COVID-19

Mos i humb

“Opozita në Parlament aksident i dobishëm”, Rama: Ç’kërkon Meta, të bëhet mbret apo të bjerë dëshmor?

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend ritheksoi edhe njëherë se greva e urisë së naftëtareve nuk...

Mbahet sot Forumi Ballkanik kundër Anti-Semitizmit, pjesëmarrës zyrtarë të lartë nga rajoni dhe OKB (agjenda)

Sot, në orën 16:00, fillon Forumi Ballkanik kundër Antisemitizmit, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA, Pompeo dhe Presidentit të Parlamentit...

“Një nga më të njohurat”/ Kompania italiane INC fiton tenderin për hekurudhën Tiranë-Durrës

Kompania italiane INC S.P.A ka fituar tenderin për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Sipas njoftimit zyrtar të BERZH në tender...

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë botën shkon në mbi 33 milionë

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar 33 milionë. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e...

Një zëdhënës i Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel tha se samiti i udhëheqësve të Bashkimit Evropian i planifikuar për të enjten dhe të premten është shtyrë, pasi zoti Michel u detyrua të vetëizolohej pas kontaktit me një roje të sigurisë të infektuar me Covid-19.

Zëdhënësi i këshillit të Bashkimit Evropian, Barend Leyts shkroi në Twitter se Charles Michel mësoi të martën se një oficer sigurie me të cilin ishte në kontakt të ngushtë në fillim të javës së kaluar, rezultoi pozitiv për Covid-19.

Zëdhënësi Leyts tha se presidenti i këshillit të BE-së është testuar rregullisht, dhe të hënën ka rezultuar negativ për Covid-19. Por Charles Michel planifikon të respektojë rregulloret e Belgjikës për koronavirusin dhe është vetëizoluar. Selia e Bashkimit Evropian është në Bruksel.

Samiti, i planifikuar tani për 1-2 tetor, do të përqëndrohet në një larmi çështjesh duke filluar nga negociatat e Brexit-it, deri te ndryshimi i klimës dhe tensionet midis Greqisë dhe Turqisë për të drejtat e shfrytëzimit të burimeve energjitike në zonën e detit Mesdhe që ndodhet në lindje të Qipros. Miratimi përfundimtar i sanksioneve kundër Bjellorusisë në lidhje me shtypjen e protestave pas zgjedhjeve të kontestuara të muajit të kaluar pritet të jetë gjithashtu në fokus të samitit.

Charles Michel, ish-kryeministër belg, shpenzoi pjesën më të madhe të javës së kaluar në përpjekjet diplomatike mbi çështjen e Turqisë, duke përfshirë udhëtime në Qipro, ishullin grek të Lesbos dhe Athinë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Facebook akuzohet se “po i vëzhgon” përdoruesit e Instagram-it përmes kamerave

Facebook Inc. përsëri po paditet për gjoja spiunim në përdoruesit e Instagram, këtë herë përmes përdorimit të paautorizuar të kamerave të tyre...

Mbi 1,78 milion të infektuar me COVID-19 në mbarë Afrikën

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 1 milion e 784 mijë.

SHBA shet 1,1 milion fuçi naftë iraniane pas konfiskimit

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së njoftoi se Washingtoni shiti rreth 1,1 milion fuçi naftë iraniane nga katër anije që drejtoheshin për në...

OSBE: Armenia dhe Azerbajxhani dakordohen të mos shënjestrojnë civilët

Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord të premten në Gjenevë të mos shënjestrojnë civilët në konfliktin në Malësinë e Karabakut, sipas grupit të...

Ribashkimi romantik i çiftit të 90-vjeçarëve pas 8 muajsh të ndarë prej Covid-19

Një çift 90-vjeçarësh, të cilët kanë qëndruar larg njëri-tjetrit që prej muajit Shkurt u ritakuan në një mbrëmje romantike për të festuar...