Bastet, Rama fton opozitën të votojë ligjin e ri në Kuvend

Mos i humb

Është mbajtur mbledhja e grupit socialist parlamentar, gjatë të cilit kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të gjithë deputetët të jenë në Kuvend ditën kur do të votohet ligji kundër basteve.

Diskutimi për këtë projektligj pritet të nisë nesër në komisione dhe të enjten të marrë miratimin përfundimtar nga Parlamenti. Kryeministri ka kërkuar mbështetjen e të gjithë deputetëve, për të treguar kompaktësi politike për këtë çështje.

Gjithashtu, Rama ka thënë se shpreson që të enjten në Parlament të vijë edhe Partia Demokratike. Por, deri tani nuk ka sinjal për prishje të bojkotit nga demokratët./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit