Batuta dhe debate te “Siguria”, Murrizi i kthehet Felajt dhe zbulon përvojën: Pusho se mezi e kalove Covid-in! Si e fitova gjyqin me policinë

Mos i humb

Komisioni i Sigurisë, i mbledhur për të diskutuar “Ligjin për armët”, është shoqëruar me debate dhe batuta mes deputetëve.

Ka qenë deputeti Myslim Murrizi që ngriti shqetësimin e përdorimit të fjalës integritet në vlerësimin e kritereve për t’u pajisur me armë.

Deputeti solli një rast personal, ku policia i kishte revokuar lejen me arsyetimin që s’kishte integritet, dhe ai e ka fituar çështjen në gjykatë. Lidhur me termin “integritet” Murrizi shprehet: “Është njëlloj si zhargu që përdorte policia para viteve ‘90?”, duke shtuar se një shef Komisariati s’ka integritet për vete.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkomisionisigurise%2Fvideos%2F372304040664614%2F&show_text=0&width=560

Pjesë nga diskutimet

Murrizi: Doja të bëja një pyetje për përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme? Çfarë kuptoni ju me fjalën “duhet të ketë integritet”? Te kriteret për t’u pajisur me armë “duhet të ketë integritet”! Integriteti është subjektiv. Është një përvojë e imja personale me Policinë e Ardi Veliut që unë e kam fituar në gjyq. Sepse më kanë revokuar mua lejen se s’kisha integritet. Kush e cakton integritetin?! Shoferi i Balilit?!

Felaj: Ja pra ligji të paska dhënë të drejtë nëpërmjet gjykatës.

Murrizi: Po ligji, por jo ligji i Policit. Është arbitraritet futja e termit “integritet”. Ka kornizë ligjore. Në momentin që unë kam dëshmi penaliteti, nuk jam person me precedent penal. Ç’është kjo fjalë, integritet? Është njëlloj si zhargu që përdorte policia para viteve 90? Kush je ti një shef komisariati, se ai s’ka integritet për vete! Unë kam këtu një ankesë nga një fabrikë që ka 380 punëtorë në punë në Vorë. Që ministria e Brendshme ja jep, e Mbrojtjes ia heq, e Financave ia bllokon, që prodhon armë për vendet e BE-së. I thonë s’ke integritet! Dy profesorë që kanë mbaruar në Firence. E kush e vendos integritetin? Një i plotfuqishëm i zonës në Vorë që pi fërrnetë gjithë ditën. E më fal për shprehjen bën shurrën mejahne mejhane, ky do ta caktojë integritetin?!

Por, përtej kësaj, nuk kanë munguar as batutat mes Murrizit dhe Felajt, ku ishte deputeti që zbuloi se kryetarja e këtij komisioni është e infektuar me koronavirus, duke thënë se për këtë arsye ajo nuk duhet të lodhet shumë.

BATUTAT

Murrizi: Dalim te historia çadra pistoletë, stilolapsa pistoletë

Felaj: Z. Derivishaj ose z. Llamallari…

Murrizi: Avash-avash kryetare se je në ditët e para të rikuperimit dhe mos mu lodh shumë.

Felaj: Jo nuk lodhem.

Murrizi: A të keqen kryetare.

Felaj: Kur jam në mbledhje me ju çlodhem.

Murrizi: Mezi e ke kaluar Covidin, duam të jesh marshallah.

Felaj: Ashtu jam.

Murrizi: Lëri të lodhen këta të Ministrisë.

Felaj: Z. Dervishaj…

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit