“Bazat dhe interesat amerikane në rajon në rreze të forcave të armatosura të Iranit”

Mos i humb

 

Kryeshefi i Shtatmadhorisë së Iranit, Muhammed Bakiri u është përgjigjur kërcënimeve të paradokohshme të presidentit amerikan Donald Trump duke e paralajmëruar se bazat ushtarake amerikane në rajon dhe interesat amerikane janë në rreze të forcave të armatosura iraniane.

Bakiri me shkrim njoftoi se Irani do t’i kundërpërgjigjet kërcënimeve në çfarë do niveli.

Ai shtoi se armiqtë, bazat dhe interesat e të cilëve janë në shënjestër të forcave të armatosura iraniane, më saktë SHBA-ve, nuk duhet “të luajnë me bishtin e luanit” me qëllim që të mos përballen me përgjigje të paimagjinueshme në nivel rajonal dhe global.

Presidenti iranian, Hassan Rouhani para dy ditësh paralajmëroi administratën amerikane të mos “luaj me bishtin e luanit”, në çka Trump në Twitter u përgjigj se “Asnjëherë më mos kërcëno SHBA-të ose do të përballesh me pasojat që pak kush njerëz i kanë vuajtur në histori. Ne nuk jemi më një shtet që do të durojë fjalët tuaja të dhunës dhe vdekjes. Kini kujdes”./Rtv Islam/

 

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit