Kina premton mbi 14 miliardë dollarë investime në Afrikën e Jugut

Mos i humb

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa dhe homologu i tij kinez Xi Jinping sot nënshkruan një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe.

Të dy krerët u takuan në kryeqytetin Pretoria përpara samitit të së mërkurës BRICS, një grupim prej pesë vendeve, që përfshin Rusinë, Indinë dhe Brazilin.

Kina është partneri më i madh tregtar i Afrikës së Jugut në kontinent.

“Kina është e gatshme të investojë dhe të bashkëpunojë me Afrikën e Jugut në sektorë të ndryshëm si bujqësia, tregtia dhe teknologjia, ndër të tjera”, tha ai.

Ramphosa tha se “Marrëdhënia jonë ka shkuar përtej marrëdhënieve dypalëshe deri në marrëdhënie strategjike”.

Udhëheqësi i Afrikës së Jugut tha se homologu i tij kinez premtoi se do të investojë 14.7 miliardë dollarë në Afrikën e Jugut.

Disa kryetarë shtetesh do të marrin pjesë në samitin, përfshirë presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili u ftua në cilësinë e tij si kryetar i Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI).

Erdoğan pritet të inaugurojë të enjten ambasadën turke në Pretoria dhe të takohet me shtetasit turq që jetojnë në Afrikën e Jugut./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit