Bazeli do t`u paguajë familjeve të varfra nga 500 franga “Premi të koronës”

Mos i humb

Njerëzit me kushte jo të mira financiare duhet të marrin mbështetje nga kantoni Basel-Stadt për përballimin e vështirësive të shkaktuara nga korona.

Të mërkurën Këshilli i Madh (parlamenti) i ka dërguar Qeverisë Kantonale për aprovim një mocion përkatës të PS, pasi e ka votuar me 69 vota pro dhe 23 abstenime.

Vetëm SVP u shpreh kundër

Nga kjo duhet të përfitojnë të gjithë njerëzit dhe familjet që mund të dëshmojnë një humbje të të ardhurave prej të paktën 5 për qind midis vitit 2019 dhe 2020 për shkak të pandemisë së koronës.

Këtu hyjnë gjithashtu ata, të cilët, për shkak të gjendjes modeste financiare, kanë qenë duke marrë të ashtuquajturën “ulje të premisë” (Prämienvervilligung).

Ata tani duhet të marrin një kontribut mbështetës prej të paktën 500 frangash ose dyfishin e shumës së uljes së premisë në fjalë.

Mocioni është mbështetur, ndër të tjera nga FDP dhe GLP, ndërsa SVP është shprehur kundër kësaj premie.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit