BE dënon sulmin ndaj dy të rinjve serbë në Shtërpcë

Mos i humb

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka reaguar në lidhje me plagosjen e dy djemve serbë në Shtërpcë. Ai ka dënuar ashpër ngjarjen ndërsa ka bërë thirrje që institucionet e Kosovës të bëjnë një hetim të plotë për këtë krim të neveritshëm dhe që drejtësia të vihet në vend.

“BE me vendosmëri dënon plagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë dje. Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë krim të neveritshëm dhe drejtësia të vendoset. I urojmë të lënduarve shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka shkruar Stano në Twitter.

 

Kujtojmë që dy të rinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, u qëlluan nga një shqiptar teksa po ecnin në rrugë. Më parë dhe kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti dënoi sulmin ndaj të rinjve serbë duke thënë se autori duhet të përballet me organet e drejtësisë.

“E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë. Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë.

Njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm. Dua të siguroj të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim.”, u shpreh Kurti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit