BE-ja dënon “provokimet” e Turqisë në lindje të Mesdheut

Mos i humb

Riatdhesimet nga Siria, SPAK thërret për pyetje Floresha Rashën, fëmijët nuk merren në përgjegjësi penale

Prokuroria e Posaçme ka vendosur të thërrasë Floresha Rashën për marrje në pyetje një ditë pasi ajo ka ardhur nga Siria.

Vijojnë shifrat rekord nga Covid-19, konfirmohen 306 raste pozitive, ndërrojnë jetë 4 pacientë

Vijojnë shifrat e larta nga koronavirusi në vend. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 306 raste...

Filipinet liruan afro 82 mijë të burgosur mes pandemisë së COVID-19

Filipinet liruan pothuajse 82 mijë të burgosur që nga mesi i marsit për të shkarkuar burgjet e mbipopulluara në vend mes pandemisë...

Koreja e Veriut thirrje qytetarëve: “Pluhuri i verdhë” i rërës që vjen nga Kina mund të sjellë COVID-19

““Pluhuri i verdhë” nga Kina mund ta sjellë koronavirusin”. Kështu deklaruan autoritetet në Koreja e Veriut, të cilat iu kërkuan qytetarëve që...

Bashkimi Evropian ka dënuar “veprimet e njëanshme dhe provokimet” e Turqisë në lindje të Mesdheut, pasi Ankaraja është përfshirë në një konflikt për burime të energjisë me vendet anëtare të BE-së, Greqinë dhe Qipron.

Liderët e BE-së kanë diskutuar mosmarrëveshjet në një samit në Bruksel, pasi Turqia ka dërguar sërish një anije kërkimore në ujërat e kontestuar, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për t’u tërhequr.

Liderët e 27 vendeve të bllokut evropian, që kanë qenë pjesë e samitit, kanë thënë përmes një deklarate të përbashkët se blloku “dënon veprimet e njëanshme dhe provokative të Turqisë në lindje të Mesdheut, duke përfshirë aktivitetet e fundit kërkimore”.

Ata i kanë bërë thirrje Turqisë që të heqë dorë nga aktivitetet e fundit dhe kanë theksuar “solidaritetin e plotë” me Greqinë dhe Qipron.

“Ne jemi pajtuar se masat e fundit të njëanshme të Turqisë, të cilat janë natyrisht provokative, janë duke rritur sërish tensionet në vend të lehtësimit të tyre”, ka thënë kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Mendoj se është shumë fatkeqe, por edhe jo e domosdoshme”, ka thënë ajo.

“Neve na duhet të punojmë në aspektet pozitive të agjendës tonë”.

Këto paralajmërime vijnë vetëm dy javë pasi liderët e BE-së kanë diskutuar në një tjetër samit marrëdhëniet e tyre me Ankaranë.

Pas një mospajtimi të ngjashëm në muajin gusht në mes të rivalëve historikë, Turqisë dhe Greqisë, Ankaraja ka rinisur kërkimet në ujërat strategjikë në mes të Qipros dhe ishujve grekë, Kretës dhe Kastellorizos.

Ky veprim ka rikthyer tensionet me Greqinë për çështjet e kufijve detarë dhe të drejtave të shpimit.

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, të dyja aleate të NATO-s, të Greqisë dhe Turqisë, e kanë konsideruar misionin e kërkimeve si “provokim”, andaj i kanë bërë thirrje Ankarasë për të kthyer mbrapsht anijen.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Turqinë se të gjitha mundësitë janë në tavolinë, përfshirë sanksionet.

Mirëpo pavarësisht deklaratës së ashpër të bllokut evropian, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka thënë se nuk do të ketë ndryshim të strategjisë, për të cilën është arritur pajtueshmëri në samitin e kaluar.

Sipas këtij plani, Bashkimi Evropian do të vëzhgojë nga afër veprimet e Turqisë në lindje të Mesdheut, do të analizojë zhvillimet dhe do të vendosë për veprime të mundshme në samitin e 10-11 dhjetorit.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Ushqimet Më Të Mira Për Të Mbajtur Në Kontroll Diabetin

Të gjesh kombinimet e duhura ushqimore me qëllimin që të mbash të ekuilibruar nivelet e sheqerit në gjak mund të jetë shumë...

Britania refuzon bllokimin kombëtar për shkak të COVID-19

Qeveria e Britanisë së Madhe po këmbëngul që një bllokim kombëtar nuk do të ishte mënyra e duhur për të përballur ringjalljen...

Reduktohen trenat e natës nga Austria për në Zvicër e Gjermani

Për shkak të infektimeve në rritje të koronavirusit dhe kufizimeve të udhëtimit, ÖBB (Österreiche Bundesbahnen) (Hekurudhat Federale të Austrisë) do të zvogëlojnë...

Mbyllje e dytë e përgjithshme për Greqinë? Rekord infektimesh me Covid-19, ja cilat qytete hyjnë sot në karantinë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ne një mbledhje urgjente te kabinetit ka deklaruar se prej se premtes do te shpalle masa te reja...

Fier, arrestohet pas 12 vitesh 47 vjeçari i dënuar për shfrytëzim prostitucioni

Policia e Fierit kap dhe ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, i dënuar me 4 vjet...