Vuçiç e thotë hapur dhe zyrtarisht: Mendoja ta nisja ushtrinë dhe policinë në Kosovë

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka pranuar sot hapur se të hënë, me rastin e arrestimit të Marko Gjuriçit në Mitrovicë e ka shqyrtuar mundësinë e përdorimit të ushtrisë dhe policisë serbe.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar sot se e ka shqyrtuar edhe opsionin e përdorimit të ushtrisë dhe policisë për shkak të zhvillimeve në Kosovë, por e ka zgjedhur durimin dhe ruajtjen e paqes”.

Në pyetjen se a ka qenë i gatshëm që si presidenti i Serbisë ta dërgojë ushtrinë dhe policinë në vijën kufitare me Kosovën, Vuçiç ka thënë se detyrimi i tij kushtetues është mbrojtja e integritetit të Serbisë dhe se duhet shqyrtuar edhe një opsion i tillë.

Kjo deklaratë e Vuçiçit vije pas bisedës telefonike me shefin e shtetit rus, Vladimir Putin.

Ai ka thënë se me liderin rus ka pasur “bisedë të gjatë dhe përmbajtjesore” dhe është dukur tepër i ekzaltuar për këtë.

“Nëse mund të them, jam takuar shumë herë më të, por sot nga fjalët e tij e kam ndjerë shkallën më të lartë të mbështetjes”, ka thënë Vuçiç.

“Si dhe reagimi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm, sepse e njoh mirë”, ka shtuar.

Tutje ai ka thënë se Putinin e ka pyetur “cila është këshilla e tij”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit