BE kritikon Rusinë për “liderin opozitar Navalny”

Mos i humb

Bashkimi Europian (BE) ka shprehur qëndrimin se refuzimi i kandidimit të opozitarit Alexei Navalny në zgjedhjet presidenciale të Rusisë sjell “dyshime serioze” për pluralizmin politik dhe mundësinë e zgjedhjeve demokratike në këtë shtet.

Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Europian (EEAS) në një deklaratë me shkrim reagoi lidhur me refuzimin e kandidimit të opozitarit Navalny në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm në Rusi, i cili shihet si një prej rivalëve më të mëdhenj të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Duke u theksuar se për Navalny është marrë vendim pa pasur një gjykim të drejtë në Rusi, në deklaratë thuhet se “Vendimi i Komisionit Zgjedhor në Rusi lidhur me atë se politikani opozitar Alexei Navalny nuk mund të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018 për shkak se në të kaluarën ishte i dënuar, ka sjellë dyshime serioze për pluralizmin politik dhe mundësinë për zgjedhje demokratike në Rusi”.

“Pritet që në zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen më 18 mars të ofrohen mundësitë e barabarta për të gjithë. Aktakuzat me qëllime politike nuk duhet të përdoren për pengimin e pjesëmarrjes në zgjedhje”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë po ashtu theksohet se pritet që në zgjedhjet të cilat do të mbahen në Rusi të ftohen edhe vëzhguesit nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE)./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit