BE mbështetje të vazhdueshme për Shqipërinë

Mos i humb

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me Të Ngarkuari me Punë të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadorin Luigi Soreca.

Balla dhe Soreca patën një diskutim të frytshëm mbi rolin kryesor të sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, njoftoi sot Delegacioni i BE në Tiranë.

Ata diskutuan për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Shqipërinë për sigurinë, dhe çështjet e migracionit si dhe për përgatitjen e takimit të Ministrave të Brendshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë javën e ardhshme në funksion të Samitit tetorin e ardhshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit