BE miraton bashkëpunimin e prodhuesve të ilaçeve

Mos i humb

Bashkimi Evropian (BE), për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), pezulloi disa rregulla të konkurrencës dhe lejoi kryerjen e bashkëpunimit të kufizuar për prodhuesit e ilaçeve.

Komisioni i BE-së nëpërmjet një deklarate njoftoi se për shkak të COVID-19, ka marrë masa të reja të përkohshme lidhur me rregullat e konkurencës.

Në deklaratë thuhet se pandemia e koronavisurit ka prishur zinxhirin furnizues dhe ka dëmtuar seriozisht kërkesën për shërbime dhe produkte të caktuara në sektorin shëndetësor.

Në deklaratë, ku tërhiqet vëmendja se kjo situatë mund të shkaktojë mangësi kryesisht në pajisjet mjekësore dhe ilaçet që përdoren për trajtimin e të sëmurëve me COVID-19, thuhet se në një situatë të jashtëzakonshme siç është COVID-19, kompanitë farmaceutike mund të bashkëpunojnë në çështjen e stoqeve të prodhimit dhe të shpërdarjes në dobi të qytetarëve.

Gjithashtu theksohet se bashkëpunim mund të kryhet edhe mes pordhuesve të barazvlefshëm të ilaçeve.

Duke theksuar se bashkëpunimi në fjalë në kushtet normale është në kundërshtim me rregullat e BE-së për konkurrencën, Komisioni Evropian nënvizoi se masat e marra në pandeminë COVID-19 do të sigurojnë dobi për qytetarët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit