OBSH paralajmëron për zbutjen e masave parandaluese lidhur me COVID-19

Mos i humb

Mjeku Hans Kluge, drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, tha se rënia e nivelit të rasteve të reja me koronavirus (COVID-19) nuk do të thotë se është koha për zbutjen e masave rigoroze që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Ai tha se në këtë moment disa shtete “përjetojnë ngritje të përnjëhershme apo rritje të re”, prandaj bëri thirrje për vazhdimin e masave. Kluge vuri në dukje se masat e marra në shumë vende përfshijnë mbylljen e shkollave dhe bizneseve jo thelbësore.

“Para nesh kemi ende një rrugë të gjatë në maratonën ndërsa përparimi që kemi bërë deri më tani në luftën kundër virusit është jashtëzakonisht i brishtë. Të mendosh se i jemi afruar pikës fundore do të ishte e rrezikshme. Virusi nuk lë vend për gabime ose vetëkënaqësi”, theksoi Kluge.

“Disa vende po shqyrtojnë mundësinë për zbutjen e masave të punës ose masës për distancë në shoqëri. Lëvizjet e tilla duhet shqyrtuar me shumë kujdes. Më e rëndësishme është të analizohet nëse sistemet shëndetësore janë të gatshme për vendime të tilla”, tha ai.

“Shumë prej nesh presin festimin e Pashkëve me përmirësimin e motit që po vjen, por kjo nuk është koha për të ulur mburojën tonë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm”, përfundoi Kluge.

Më 11 mars, OBSH-ja përhapjen e koronavirusit e shpalli “pandemi globale”. Përveç Evropës, OBSH-ja ka shpallur SHBA-të epiqendrën e re të pandemisë së koronavirusit, e cila u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar në qytetin kinez Wuhan.

Më shumë se 83.100 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në të gjithë botën dhe më shumë se 1.44 milionë raste të koronavirusit janë konfirmuar në mbarë botën, tregojnë të dhënat e Universiteti amerikan “Johns Hopkins”. Më shumë se 305 mijë njerëz janë shëruar deri më tani në të gjithë botën nga koronavirusi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit