BE miraton marrëveshjen e Brexit

Mos i humb

Shefi i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka njoftuar udhëheqësit e BE-së kanë miratuar marrëveshjen e tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian.

Tusk shtoi se 27 liderët evropian dhanë mbështetjen e tyre për Brexit pas diskutimit një orësh në Bruksel.

Ai sinjalizoi të shtunën se marrëveshja do të miratohej pasi Spanja tërhoqi shqetësimet në minutën e fundit në lidhje me Gjibraltarin.

Marrëveshja e Brexit duhet të miratohet nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar, me shumicë votash.

Largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja planifikohet të përfundojë më 29 mars të 2019- ës.

Parlamenti i Britanisë së Madhe pritet të votojë marrëveshjen në fillim të dhjetorit, por miratimi i saj nuk është aspak i garantuar, pasi më këtë nuk pajtohen të gjitha partitë.

Kryeministrja Theresa May, i ka bërë thirrje publikut të mbështesin marrëveshjen duke argumentuar se është marrëveshja më e mirë dhe se nderon rezultatin e referendumit të Brexit./kk

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit