Selmani i del në mbrojtje diplomatit Pacolli

Mos i humb

Ish- deputetja e Kuvendit të Kosovës, tani këshilltare e ministrit të Brendshëm, Myzejene Selmani, i ka dalë në mbrojtje ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, pasi akuzohej për dështimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol.

Selmani ka thënë se në radhë të parë politikën e jashtme e determinon ajo e brendshmja dhe në radhë të dytë, dështimin për anëtarësim të Kosovës në Interpol më së paku e bënë përgjegjës Pacollin, pasi siç ka thënë ajo “falë angazhimit të tij, disa shtete nuk kanë dalë kundër anëtarësimit të Kosovës”, shkruan Selmani në Facebook.

Ja postimi i plotë në Facebook:

“Ju që zhurmoni duke lakuar emrin e Pacollit, kush ju ndaloi të loboni përmes shoqatave të krijuara të miqësisë. Nëse pranoni udhëtimet zyrtare nëpër vendet e jashtme pse nuk i pranoni edhe përgjegjësitë që keni për prioritetin numër atë të sigurimit të njohjeve të reja. Pse nuk e kritikoni Pacollin i cili para formimit të AKR në SHBA kishte formuar lobin për Pavarësi. Asnjëherë nuk ka qenë pjesë e maskarrallëqeve dhe matrapazëve që e kanë vjedhë Kosovën deri në palcë.

Duhet pasur parasysh se Rusia loboi kundër anëtarësimit tek vendet me të cilat ka marrëdhënie të mira. Madje këtë e pohoi vetë kreu i diplomacisë ruse Sergey Lavrov në një intervistë për mediet serbe ku tha se Rusia do të vazhdojë të mbështesë qëndrimin e Beogradit për cështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare përfshirë OKB, UNESCO dhe Interpolin.

Kjo deklaratë, sipas saj, erdhi një ditë pasi në OKB është votuar për një draft rezolutë lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut në Krime për të cilën Serbia ka votuar kundër sikurse edhe Armenia, Bellorusia, Bolivia, Burundi, Kamboxha, Kina, Kuba, Korea Veriore, Eritreja, India, Irani, Kazastani, Kirgistani, Mjanmar dhe Nikaragua, Afrika e Jugut, Sudani Jugor, Sirija, Taxhikistani, Uganda, Uzbekistani, Venezuela dhe Zimbvave.

Pikërisht vendet që kanë votuar kundër kësaj rezolute janë të njëjtat që kanë votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol me një ndryshim të theksuar të disa vendeve falë angazhimit të ministrit Behgjet Pacolli. Pra fjala është për Kazastanin, Taxhikistani, Uganda, Kuba, Uzbekistani janë disa nga vendet që nuk u rreshtuan me vota kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol’.

Në fund ka pyetur: E çfarë bëtë JU!?

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit