BE miraton rregulloren për “emetimet e automjeteve të rënda”

Mos i humb

 

 

Komisioni Europian (KE) ka miratuar një rregullore të re, e cila parasheh që deri në vitin 2019 të monitorohen dhe raportohen emetimet e dioksid karbonit (CO2) të automjeteve të rënda të reja, që janë regjistruar në Bashkimin Europian (BE).

Komisioni Evropian bën të ditur se Rregullorja e cila është e para e këtij lloji, është pjesë e një sërë masash për të zbatuar strategjinë evropiane për mobilitet me emetime të ulëta të CO2-shit.

“Nga 1 janari i vitit 2019, prodhuesit e automjeteve të rënda (kamionë dhe autobusë) dhe vendet anëtare të BE-së, do të duhet të monitorojnë të dhënat, përfshirë emetimin e CO2-shit dhe shpenzimet e karburanteve të automjeteve të reja, dhe t’ia dorëzojnë Komisionit Evropian”, thuhet në njoftim.

Kërkesa për monitorim dhe raportim, thuhet më tej, do të jetë thelbësore për prodhuesit e automjeteve të rënda, që deri në vitin 2020 të sigurojnë të dhënat e nevojshme për zbatim të reduktimit të emetimit të CO2-shit, ashtu siç Komisioni Evropian propozoi në maj të këtij viti.

Komisioni bën të ditur për vendosjen e një sistemi të gjobave administrative, për rastet në të cilat prodhuesit dështojnë të raportojnë mbi të dhënat, ose, nëse falsifikojnë të njëjtat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit