
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur pozitivisht planin për zgjidhjen e krizës në Libi të propozuar nga kryetari i Këshillit Presidencial të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, Fayez al-Sarraj.
Në një deklaratë nga shërbimi për marrëdhënieve me Jashtë të BE-së thuhet se “BE ka mbështetur gjithmonë çdo propozim konstruktiv nën udhëheqjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për një zgjidhje politike në Libi”.
Një nga elementët më të rëndësishëm të planit të zgjidhjes së propozuar nga Sarraj është krijimi i një forumi libian që të përfaqësojë të gjitha forcat kombëtare në koordinim me Misionin Mbështetës të OKB-së (UNSMIL) për Libinë.


