Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar nxjerrjen e gjashtë dozave nga një shishe e vaksinës së kompanive Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit të ri (COVID-19), me qëllim që të vaksinohen më shumë njerëz, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Nëse sasia e vaksinës që mbetet në shishe pas dozës së pestë nuk mund të sigurojë një dozë tjetër të plotë (0.3 mikroletër), profesionisti i kujdesit shëndetësor duhet të hedh shishen dhe përmbajtjen e saj. Nuk duhet të ketë bashkim nga disa shishe për të bërë një dozë të plotë dhe shishja e papërdorur duhet të hidhet 6 orë pas hapjes”, tha EMA.
EMA tha se duhet të përdoren shiringa specifike 35 mikrolitërshe për rritjen e dozës në shishe dhe se gjashtë doza nuk mund të nxirren nga një shishe nëse përdoren shiringa dhe gjilpëra standarde.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se institucioni që drejton ajo ra dakord të dyfishojë numrin e vaksinave me kompanitë Pfizer/BioNTech.
Me kontratën e re, Bashkimi Evropian (BE) do të blejë edhe 200 milionë doza të tjera me një mundësi për 100 milionë doza shtesë, përveç 300 milionë dozave tashmë të siguruara.
BE po ashtu autorizoi përdorimin e vaksinës COVID-19 nga kompania Moderna.



